Arrestohen për keqpërdorim të detyrës dy zyrtarë të pyjeve
Dy zyrtarë të Agjencionit Kosovar të Pyjeve janë arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, pasi nuk kanë ndaluar një kamion të ngarkuar me dru te Lauara.
Drurët janë konfiskuar, ndërsa të dyshuarit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje, njofton policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.
Te Laura 1, Gryka e Deçanit 19.11.2021 – 08:57. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, zyrtar të Agjensionit të Pyjeve të Kosovës (AKP-së), pasi që dyshohet se një kamion i ngarkuar me dru rreth 12 m³ ka kaluar ilegalisht tek Laura 1, Gryka e Deçanit dhe se nga zyrtarët e dyshuar nuk janë ndërmarr veprimet sipas kompetencave. Drutë janë sekuestruar dhe dërguar në depon e Parkut Kombëtar në Deçan. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. (foto arkiv).

