Arrestohen për kontrabandë tri roje të pyjeve në Kamenicë
Sipas statistikave të policisë, gjatë periudhës kohore 15-21 korrik 2020, në rajonin e Gjilanit kanë ndodhur 38 incidente, janë arrestuar e ndaluar 27 persona, janë regjistruar 10 aksidente trafiku me lëndime, 4 aksidente me dëme materiale, ndërkaq janë shqiptuar 613 gjoba (tiketa), ka thënë togeri Ismet Hashani, zëdhënës rajonal i PK-së në Gjilan.
“Pengim i personit zyrtar ne kryerjen e detyrës”
Policia e Kosovës me 19 korrik 2020, rreth orës 16:00, gjersa ishte në patrullim rutinë në rr. “Abdulla Tahiri” në Gjilan ka hasur në personin shqiptar, shtetas i Kosovës, i cili nuk mbante maskën mbrojtëse kundër COVID -19. Patrulla e policisë kërkon nga personi ta vendosë maskën mbrojtëse, por i njëjti ka refuzuar dhe ka penguar personat zyrtarë gjatë kryerës se detyrës me ç ‘rast është arrestuar. Ai është intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe me vendim të Prokurorit ndalohet për 48 orë. Rasti procedohet në PTh.
“Kontrabandim i mallrave”
17 korrik 2020, rreth orës 14:00, Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe kundër korrupsionit që veprojnë në Gjilan, kanë pas informata të besueshme të marra përmes rrugëve operative, se në fshatin Lisockë, komuna Kamenicë, persona të dyshuar po bëjnë kontrabandë të masës drusore nga pjesa e territorit të Serbisë. Nga ana e policisë së Kosovës janë arrestuar tre të dyshuar shqiptar shtetas të Kosovës, punëtor në Agjencinë Pyjore (roje pylli) pasi dyshohej se ishin të përfshirë në kontrabandë te drunjëve nga Republika e Serbisë. Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe kundër Korrupsionit që veprojnë në Gjilan, pas pranimit të informatës i është përgjigjur rastit dhe në bashkëpunim me Agjencinë Pyjore Komunale -Kamenicë dhe Inspektoratin Qendror të Pyjeve, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku roja e pyllit pretendonte se është prerë dhe tërhequr masa drusore. Pas verifikimit nga Agjencia përkatëse është konstatuar me procesverbal se në asnjërin rast nuk ka rezultuar përputhshmëria e mostrave të drunjëve të marra (matura) në kamion, me cungjet në vendin e ngjarjes. Pas finalizimit të veprimeve hetimore në terren, me urdhër të prokurorit të shtetit, e gjithë masa drusore (trupa ahu, drunjtë industrial) të ngarkuar në kamion janë konfiskuar përkohësisht dhe është deponuar në depon në Agjencinë Pyjor në Kamenicë. Tre të dyshuarit janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve në prezencë të avokatëve mbrojtës. Me vendim të Prokurorit, atyre u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për veprën “Kontrabandim i mallrave”. Rastet janë duke u hetuar.
“Dhune familje”
Me 17 korrik 2020, rreth orës 12:00, policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një ankes nga ankuesja shqiptare shtetase e Kosovës me banim në Komunën e Gjilanit, e cila ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale qe ka pasur me bashkëshortin e saj, i njëjti e ka sulmuar fizikisht. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit ndalet për 48 ore në mbajtje. Rasti procedohet PTH.
“Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armës” dhe “Dhunë në familje’’
Me 15 korrik 2020, rreth orës 19:45, në fshatin Zhegër komuna Gjilan, nga Policia e Kosovës është arrestuar i dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës pasi që tek shtëpia e tij në fshatin Zhegër njësitet policore gjatë bastisjes kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri të llojit Pistoletë Caliber 25 mm, marka “COLT AUTOMATIK”, prodhim amerikan, një karikator me pesëmbëdhjetë (15) copë fishekë të Cal.25 mm. Bastisja në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar për arsye se është pranuar ankesë për ,,Dhunë në familje’’. Është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe i njëjti ka urdhëruar që i lënda “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armës” dhe ,,Dhunë në familje’’ dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt në PTh.

