Arrestohen për pjesëmarrje në rrahje katër të mitur në Prishtinë
Policia në Prishtinë ka arrestuar katër të mitur për pjesëmarrje në rrahje dhe shkaktim të lëndimit të rëndë trupor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari i cili dyshohet ta ketë therë tjetrin me thikë, është dërguar në mbajtje, kurse të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Radovan Zogoviq, Prishtinë 10.02.2022 – 21:06. Janë arrestuar katër të dyshuar të mitur meshkuj kosovarë të cilët për shkaqe ende të panjohura ishin përfshi në rrahje dhe njëri prej tyre është therë me thikë. I lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor nga i cili njësiti policor ka sekuestruar një thikë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe hetuar rastin. Me vendim të prokurorit i dyshuari i cili dyshohet ta ketë therë tjetrin është dërguar në mbajtje, kurse të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt, thuhet në njoftim.

