Kush është Shqipe Mjekiqi, nënkryetarja e re e LDK’së

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës sot ka aprovuar me shumicë votash propozimin e Lumir Abdixhikut për emërimin e nënkryetarëve të rinj të partisë dhe sekretarit organizativ.

Lutfi Haziri, Anton Quni, Gazmend Muhaxheri dhe Shqipe Mjekiq janë zgjedhur nënkryetarë derisa Imri Ahemti në pozitën e sekretarit organizativ.

Por kush është Shqipe Mjekiqi nënkryetarja e re në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Mjekiqi është e lindur më 10 mars të vitit 1985, Prishtinë.

Siç mëson Gazeta Express ajo ka qenë këshilltare e Fatmir Sejdiut gjatë kohës sa ka qenë president i Kosovës dhe këshilltare e Skënder Hysenit gjatë kohës sa ky i fundit ka drejtuar Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Mjekiqi siç ka treguar edhe në profilin e saj zyrtar në ‘facebook’, ka studiuar për shkenca politike në Kolegjin e Triniti në Dublin dhe në universitetin e Londrës për Ekonomi dhe Shkenca Sociale.

Ajo aktualisht është ligjëruese në një universitet privat në Kosovë dhe përveç gjuhës shqipe flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe komunikon në gjuhët frënge, italiane, spanjishte, dhe serbo-kroate.