Arrestohen për prostitucion tri femra në Prishtinë

Tri femra, njëra kosovare dhe dy të tjera shtetase të Shqipërisë janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për mundësim ose detyrin në prostitucion si dhe ofrim i lokaleve për prostitucion dhe bashkëkryerje.

 Njoftimi i policisë:

Rr. Ali Vitia, Prishtinë. 05.10.2022 – 19:35. Janë arrestuar tri të dyshuara femra, njëra shtetase e Kosovës dhe dy shtetase të Shqipërisë, nën dyshimin se kanë kryer veprat e cekura penale.

Lidhur me rastin është kontrolluar edhe një lokal dhe në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: tre telefona celularë dhe një fletë me shënime.

Të dyshuarat pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet. (foto ilustrim).