Arrestohenn dy persona të dyshuar për ‘kontrabandim me migrantë” dhe ‘falsifikim i dokumenteve’

Policia Kufitare e Kosovës ka bastisur dy lokacione të ndryshme në Gjakovë dhe Suharekë, tek personat e dyshuar të përfshirë në veprimtari penale, ku ka gjetur armë pa leje.

Gjatë bastisjes së lokacioneve të ndryshme te të dyshuarve meshkuj/kosovar janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale për procedura të mëtejme si në vijim:

• një pistoletë me gas, e tipit Ekol kalibri 9 mm dhe një karikator,
• 12 copë fishek me gaz të kalibrit 9 mm,
• një thikë ushtarake,
• 2 kapela me emblemë të PK-së si dhe
• një telefon Smasung S10
• një automjet (BMW X5) e cila dyshohet se është marr nga një person tjetër për shkak të një borxhi dhe tjetër
• një kompjuter në të cilin kishte dokumente të skanuara.

Me vendim të prokurorit kompetent njëri nga personat e dyshuar ndalohet për 48 orë, përderisa i dyshuari tjetër lirohet pas intervistimit në prezencë të avokatit të tij mbrojtës

Hetimet lidhur me rastin ende janë në proces nga njësia e hetimeve pranë Drejtorisë së Policisë Kufitare “Perëndimi” në Gjakovë, thuhet në njoftim.