Arrestohert 23-vjeçari i cili e mori me forcë një vajzë në automjet

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka marrë me forcë në automjet një vajzë që e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme.

I riu me iniciale K. B.,  nga Shijaku u kap pas kallëzimit në polici të vajzës me iniciale M. S, banuese në Shijak.

Njoftimi i Policisë:

Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. B., 23 vjeç, banues në Shijak, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Arrestimi i tij u bë pasi ka bërë kallëzim shtetasja M. S., banuese në Shijak, se shtetasi K. B., i cili e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme, e ka marrë me forcë në automjetin e tij, pa dëshirën e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.