Arrestohet 21 vjeçari që kreu masakrën e mbrëmshme në Serbi
“Novosti” raporton se është arrestuar Uroš B. (21) nga Mlladenovaci, i dyshuar për masakrën e mbrëmshme në Serbi, ku mbetën 8 të vrarë.
Ai u arrestua në afërsi të Kragujevcit, ku ishte fshehur te daja i tij.
Tetë vetë u vranë dhe trembëdhjetë u plagosën në një akt terrorist në Mlladenovac, natën midis të enjtes dhe të premtes.
Dy të lënduar të moshës 21 dhe 23 vjeçare janë vendosur në spitalin Dragiša Mišovic, të cilët i janë nënshtruar operacionit, por jeta e tyre është ende në rrezik, raporton RTS.
600 pjesëtarë të njësive speciale ishin angazhuan në kërkimin e sulmuesit. (foto ilustrim)

