Kapet në flagrancë shqiptari që po trafikonte 4 sirianë për në Kosovë

Policia e Kukësit vuri në pranga një person i cili akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kundrejt fitimit.

Në kontrollet e specialistëve të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës, u arrestua në flagrancë T. H., 68 vjeç, banues në Tiranë.

“Arrestimi i tij u bë pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në afërsi të PKK Morinë, me automjetin tip “Benz”, me të cilin po transportonte 4 shtetas sirianë, transmeton Panorama.

Shtetasi T. H., do t’i ndihmonte shtetasit sirianë, kundrejt fitimit, që të kalonin kufirin në drejtim të Kosovës, në mënyrë të paligjshme”.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.