Arrestohet 34-vjeçari pasi kërcënoi me thikë babain
Policia ka ndërhyrë dhe e ka arrestuar teksa tashmë materialet i ka referuar në Prokurorinë e Vlorës për dhunë në familje. 34-vjeçari kërënoi me thikë babain.
Njoftimi nga policia:
Vlorë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim te punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin: V.K., 34 vjeç, banues në fshatin Fitore, Vlorë.
Arrestimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur me mjet prerës (thikë) babain e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”.

