Kjo është gruaja që u gjet e vdekur, punonte infermiere në Vushtri

Gruaja që u gjet e vdekur në Vushtri, ishte infermierja Zana Shabani, 35-vjeçare. Njoftimin e kanë dhënë familjarë të saj.

‘Të dashur familjar, miq, koleg/e, ju njoftojmë se me daten 06.06.2021 ka ndërruar jetë me e dashura jonë, bashkëshortja ime Zana, Nena, Vajza, motra, kunata, mbesa, tezja.

Qofsh prej banoreve te xhennetit e dashura ime, do të kujtojm përherë me shumë mall e shumë dashuri deri në botën e amshimit, me kujtimet e tona të bukura që do të me percjellin gjatë tërë jetës, fizikisht nuk do jeshë më pranë neshë, por gjithë jetën do jeshë në zemrat tona.

Unë, Elda, Eliza, Almiri dhe e gjithë familja e gjerë Cecelia dhe Shabani, do të jemi krenar gjithmonë me ty.

Shpirti yt i bardhe pushoftë në lula të xhennetit ashtu siq e kishe shpirtin, shihemi në boten e përjetsisë!

Varrimi bëhet sot me daten 07.06.2021 në varrezat e fshatit Akrashticë me Ikindi ora 17:00 ndersa falja e xhenazes bëhet në xhamin Karamanli!, thuhet në njoftim.

Për rastin kishte njoftuar sot edhe policia, në raportin 24-orës.

Vushtrri,  06.06.2021 – 08:00. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.