Arrestohet ‘Bek polici’, mashtroi gjilanasin duke ia marrë 450 euro

Policia e Kosovës në Gjilan ka arritur ta arrestojë të ashtuquajturin “Bek polici”, i cili e kishte mashtruar një qytetar duke ia marrë 450 euro, shkruan Mediafokus.info.

Lajmin e ka bërë të ditur për Mediafokus.info, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, toger Ismet Hashani.

“04.01.2021, Ora 15:24 – Ankuesi shtetas i Kosovës ka raportuar në stacionin Policor në Gjilan se i dyshuari po ashtu shtetas i Kosovës duke u prezantuar me emrin “Bek-Polici” e ka mashtruar ankuesin dhe ka arritur që duke e futur në lajthitje t’ia marrë 450 €”, ka thënë Hashani për Mediafokus.info.

“Pas veprimeve operative njësitet e policisë së  Kosovës të stacionit policor në Gjilan kanë arritur që ta identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin. I dyshuari është intervistuar dhe janë gjetur prova të qëndrushme se i njejti është i involvuar në veprën penale “Mashtrim”, ka shtuar Hashani.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, derisa rasti procedohet në Prokurorinë Themelore.

/Mediafokus.info/