Arrestohet Dardan Molliqaj me shokë, shkak mbishkrimi “zhvatës”

Drejtues dhe veprimtarë të Partisë Socialdemokrate kanë zhvilluar sot një aksion tek objekti i ish-Rilindjes, ku në veturat e Ministrisë së Drejtësisë shkruan mbishkrimin “zhvatës”.

Në këtë aksion sipas pamjeve të publikuara në media në mënyrë të dhunshme është arrestuar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, anëtarët, Zgjim Hyseni dhe Nol Nushi.