Kurti paraqet ekspozenë: Pandemia mbetet sfida kryesore, sivjet vaksinohen 60 për qind e qytetarëve

Albin Kurti, që pritet të konfirmohet si kryeministër i Republikës, ka paraqitur një rezyme para deputetëve të Kuvendit të Republikës, raporton Mediafokus.info.

Kurti tha se pandemia mbetet sfida kryesore në këtë mandat qeverisës.

“Pandemia mbetet sfida kryesore. Brenda vitit synojmë  që të vaksinohen 60 për qind e popullsisë, për të kaluar normalitet. Drejtësia arsimi etj., kanë nevojë për reformë. Do të jetë rrugë e gjatë e mundimshme, por së bashku do të arrijmë në cakun e synuar”, tha Kurti, transmeton Mediafokus.info.