Arrestohet djali që e rrahu nënën
Policia njofton se dje në Prizren është arrestuar një person pasi e kishe sulmuar fizikisht nënën e tij.
Njoftimi i plotë i policisë:
Prizren, 26.10.2022-17:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Sipas viktimës i dyshuari ka çrregullime mendore dhe është i dhunshëm.
I dyshuari ,fillimisht është i dhënë trajtimi mjekësor dhe më pas është intervistuar.
Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
(Foto: arkiv)

