Vetëm gjatë shtatorit janë realizuar 94 urdhëresa gjyqësore në rajonin e Gjilanit
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, në vazhdën e implementim të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore gjatë muajit shtator 2022 ka realizuar aktivitete të cilat dalin nga ky plan.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve nga Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan është arritur që të arrestohen persona të cilët për vepra të ndryshme penale kanë qenë duke u kërkuar me urdhëresa aktive nga ana e Gjykatave kompetente.
Gjatë muajit shtator 2022 është arritur që të realizohen gjithsejtë nëntëdhjetë e katër (94) urdhëresa Gjyqësore të Gjykatave Themelore.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave, thuhet në njoftim.