Arrestohet edhe i dyshuari i pestë në rastin e dhunimit të 11-vjeçares
Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin e pestë të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares. Katër të dyshuarit e tjerë, tre prej të cilëve të mitur, ndodhen në paraburgim.
Sipas Policisë, i dyshuari i pestë është duke u intervistuar në stacion.
“Si rezultat i punës, angazhimeve dhe hetimeve intensive nga Policia e Kosovës, tani edhe personi i pestë i dyshuar i cili ka qenë në kërkim policorë është duke intervistuar nga hetimet rajonale të DRP Prishtinë.
Të gjitha veprimet e mëtejme policore lidhur me të dyshuarin i cili dyshohet se është i përfshirë në rastin “dhunim” të ndodhur në Prishtinë, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në komunikatë.

