Arrestohet në Gjilan personi i dënuar për ndërtim të paligjshëm

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Stacioni Policor Kllokot me datën 30.08.2022 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar shqiptar kosovar D.S. (1964).

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan për veprat penale ,,Ndërtim i paligjshëm’’ me dënim burgimi prej njëqind (100) ditësh.

Pas kompletimit të dokumentacionit i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave”, thuhet në njoftim.