Arrestohet gjahtari, i sekuestrohet pushka me 19 fishekë
Një person është arrestuar për gjueti të kundërlugjshme dhe i është sekuestruar pushka me 19 fishekë, njofton policia.
Fsh. Qifllak, Rahovec 16.10.2021 – 12: 50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është takuar duke zhvilluar gjueti në mënyrë të kundërligjshme. Nga i dyshuari është sekuestruar një pushkë gjuetie me 19 copë fishek. Me vendim të prokurorit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.

