Dy persona privohen kundërligjshëm nga liria shkaku i një borxhi

Dy persona në Novobërdë janë privuar kundërligjshëm nga liria shkaku i një borxhi. I dyshuari gjendet në arrati.

Novobërdë 15.10.2021 – 15:20. I dyshuar mashkull kosovar në bashkëveprim me disa persona të tjera, me forcë kanë futur në veturë dy viktima meshkuj kosovarë dhe pas një kohe i ka liruar. Dyshohet se deri tek incidenti ka ardhur si pasojë e një borxhi. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar, thuhet në raportin e policisë.