Arrestohet gjilanasi, fyu baban, nënën dhe motrën

Një person në Gjilan ështē arrestuar për dhunë në familje nën dyshimin se ka fyer dhe iu ka vërsulur për t’i sulmuar babanë, nënën dhe motrën e tij.

Po ashtu i dyshuari ka thyer disa pjata.

Gjilan, 16.06.2023 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka fyer dhe iu ka vërsulur për t’i sulmuar baban, nënën dhe motrën e tij, po ashtu i dyshuari ka thyer disa pjata. Sipas familjarëve i dyshuari është përdorues i substancave narkotike dhe përsëritës i dhunës në familje. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.