Një 55-vjeçar gjendet i vdekur në Mitrovicë

Roja e një depoje në Mitrovicë është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes ka dalë policia për t’i sqaruar rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti, derisa trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

Ndërkohë u njoftua se F.O., 55-vjeçar, është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës në Shupkovc të Mitrovicës.

Policia njofton se i ndjeri punonte roje në një depo në Shupkovc, ndërsa nuk dihen akoma shkaqet e vdekjes së tij. Rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.

“Sot rreth orës 08:00, policia në Mitrovicë ka pranuar një informacion se ishte gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës viktima F.O., mashkull i moshës 55 vjeçar,  i cili  punonte  si roje nate në  një depo në fshatin Shupkovc të Mitrovicës . Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka njoftuar policia.