Arrestohet gjilanasi për organizim të skemave piramidale

Policia ka arrestuar dje një person në Gjilan, nën dyshimin për organizim të skemave piramidale.

Njoftimi i plotë i policisë:

ORGANIZIM I SKEMAVE PIRAMIDALE

Gjilan 15.03.2023-14:50 Me dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës së lartcekur është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.