Vjen nga Gjermania për ta parë vajzën, therret me thikë nga ish-bashkëshortja

Një grua në Prishtinë e ka therrur me thikë ish-bashkëshortin e saj, i cili kishte ardhur ng Gjermania për ta parë vajzën e tij. Rasti është cilësuar si ‘dhunë në familje&lëndim i lehtë trupor’.

Prishtinë 12.11.2020 – 18:07. Viktima mashkull shqiptar shtetas i Gjermanisë ka raportuar se pasi ka shkuar te ish bashkëshortja e tij, e dyshuara femër kosovare, për ta vizituar vajzën e tij, e dyshuara e ka therur me thikë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që e dyshuara, pas intervistimit të lirohet në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e policisë.