Arrestohet gjilanasi, po e shfrytëzonte lokalin si bastore
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan pasi dyshohet se ishte duke e shfrytëzuar lokalin e tij si bastore.
Gjatë kontrollit si prova materiale të dyshuarit i janë sekuestruar: tre TV plazma, katër monitor, një video rekorder, dy tastatura, një skenar, një libër dhe një sasi të tiketave të fatit.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar./Mediafokus/

