Arrestohet i dyshuari për vjedhje të rëndë dhe posedim të substancave narkotike
Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Viti me datën 09.08.2022 pas një pune mirë të organizuar operative ka arrestuar të dyshuarin Kosovar Shqiptar Sh. S. (1991) nga fshati Komogllavë Komuna e Ferizajt, i cili ishte i dyshuar për një rast ,,Vjedhje e rëndë’’ me datën 01.08.2022 të një shumë të konsiderueshme të parave dhe stolive të arit në një shtëpi në qytetin e Viti-së.
Me vendim të Gjykatës kompetent, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Viti ka kryer një kontrolle në shtëpinë e të lartcekurit ku ka arritur që të gjejë prova të mjaftueshme se Sh. S. është i involvuar në këtë vepër penale.
Po ashtu gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit policia ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të dyshuar narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit Marihuanë në peshë prej 11.9 gramëve.
I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Në lidhje me rastin Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuarit të ndalohet në mbajtje për dyzet e tetë (48) orë, ndërsa rasti me kallëzim penal të procedohet së bashku me provat në Prokurorinë Themelore në Gjilan.