Arrestohet i dyshuari për vjedhje të veturës në Viti

Policia në Viti, në vazhdën e aktiviteteve për zbulimin e disa vjedhjeve, pas një hetimi intensiv për rastin ‘’Vjedhje e veturës’’ ka arritur që ta lokalizojë dhe ta arrestojë të dyshuarin B.R. (1983) i involvuar në këtë vepër penale.

Ai dyshohet se me datë 24.01.2022 në Pozheran, komuna e Vitisë kishte vjedhur veturën “Pikap Renault” dhe e kishte shitur në një deponi hekurash në Pasjak.

I dyshuari, pas arrestimit është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Vetura e vjedhur i kthehet pronarit legjitim, thuhet në njoftimin e policisë.