Arrestohet i dyshuari që rrahu doktorin e Infektives

Një sulm fizik raportohet të ketë ndodhur në klinikën Infektive në QKUK.

Policia ka arrestuar të dyshuarin mashkull, pasi që i njëjti ka sulmuar viktimën, mjek në klinikën infektive.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin  e policisë.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se personi që e sulmoi mjekun është Musa Bislimi, rreth 49-vjeçar.

Bislimi dyshohet se i shkaktoi lëndime trupore doktorit Ndrerim Hasani, i cili për pasojë mori trajtim mjekësor.