CNN ka raportuar se tanimë Trump është nën arrest dhe në mbajtje policore, përcjell Albinfo.ch.

Raportohet se ish-presidentit amerikan do t’i merren shenjat e gishtërinjve si pjesë e arrestimit, ndonëse është e paqartë nëse do t’i bëhet edhe një fotografi.

Pas kësaj ai do të sillet në sallën e gjykatës.

Sipas CNN, ai nuk do të paraqitet me duar të lidhura, por do të jetë nën mbrojtjen konstante të forcave të rendit.