Rikthimi në shkolla, 3 mësimdhënës infektohen me COVID-19
Në komunën e Suharekës janë konfirmuar 3 mësimdhënës të infektuar me COVID-19, raporton Mediafokus.info.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e Shëndetësisë atje, Besa Kuqi, por s’ka dhënë detaje se nga cila shkollë janë dhe se si do të zhvillohet mësimi.
Postimi i plotë:
Sipas njoftimit zyrtar të IKSHPK-së sot nga 38 mostra te punuara per mesimdhënësit e komunës së Therandës janë konfirmuar 3 raste Pozitive me virusin SARS-CoV-2 në komunën tonë, ndërsa 35 mostra të tjera kanë rezultuar Negative. Gjithashtu nga rastet gjurmimeve te kontatktit sot kemi vetem 1 rast pozitiv të konfirmuar në komunën tonë.
Si prindër, duhet të marrim përgjegjësinë që na takon, për të mos neglizhuar asnjë nga veprimet e përditshme, për sigurinë dhe shëndetin e fëmijëve tanë, të mësuesve dhe të gjithë komunitetit. Me kujdes çdo ditë do e fitojme këtë betejë.
Në total në Komunen tonë i kemi: 226 raste pozitive, 188 shëruar, fatkeqësisht 14 vdekje dhe 24 raste aktive !