Kush i tha Pacollit: “Mbylle gojën, ku jetohet me 130 euro”

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Diasporës, Fadil Islami ka reaguar ndaj deklaratës së ish-deputetit të AKR-së, Islam Pacollit i cili mes tjerash ka deklaruar se ikja e të rinjve për të shkuar në Europë është e pa arsyeshme për shkak se kushte të mira dhe mesatare për një jetë pa stres ka edhe në Kosovë, duke shtuar tutje se kushtet janë të mira edhe këtu dhe  me 130 euro në muaj, mundesh me i’a dal me siguru një jetë të mire në Kosovë.

Këtë deklaratë të ish-deputetit Pacolli,, Sekretari I PDD-së, z. Islami e ka quajtur të tmerrshme.

Ky është postimi i Fadil Islamit

E tmerrshme kjo që një deputet deklarohet që në Kosovë mund të jetohet me 130 Euro në muaj.

Nuk di nëse ky zotria di të nëj llogaritë sepse kjo deklaratë, të bën të mendosh që ky njeri nuk din të bën llogarinë.

Nëse ky zotria e ka me gjithë mend se në Kosovë mund të jetohet me 130 euro le t’ na jep shembullin.

Êshtë shumë e lehtë për të, pasi  ky si deputet merr pagë po ka marrur hiq më pak se 1.400, andaj le t’ua ndan 10 familjeve që nuk kan të ardhura nga 130 euro, bëjn 1.300 euro dhe ky për vete le t’i mban 130 euro per të jetuar.

Pse po e dëmton shtetin nëse jetohet me 130 euro , e po merr pagë 1.400 euro kur mund të jetohet me 130 euro .

Jepe shembullin e parë që jetohet me 130 euro dhe mbylljav gojen atyre që thonë se në Kosovë nuk jetohet me 130 euro ose nëse nuk jep shembullin atëherë mbylle ti gojen e mos fol pa lidhje.