Arrestohet ish-zëdhënësi i luftës në Kosovë, Jakup Krasniqi

Ish-zëdhënësi i UÇK-së dhe ish-kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi është arrestuar në shtëpinë e tij në Velani.

Arrestimin e ka konfirmuar avokati i tij, Valon Hasani.

Bastisjet kishin nisur në mëngjesin e ditës së sotme, ndërsa kanë zgjatur për disa orë.

Specialja përmes një njoftimi tha se janë duke kryer bastisje në disa lokacione.

Krasniqi është një nga personat e parë që ka arrestuar Specialja.

Ai ishte ftuar për intervistim nga Haga, në korrik të vitit të kaluar.