Arrestohet kosovari pasi postoi në MerrJep – “Shes votën”

Policia e Kosovës dje ka arrestuar një person në qytetin e Obiliqit.

Ai në platformën “MerrJep” kishte postuar një shkrim me përmbajtjen “Shes votën”.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ai është liruar në procedurë të rregullt.

“Obiliq 12.02.2021-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale facebook në platformën (merr jep) ka postuar një shkrim me përmbajtjen -shes vota. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.