Arrestohet llapjani, dyshohet për ngacmimin e një vajze të mitur

Një person në Podujevë është arrestuar nën dyshimin për ‘ngacmim seksual’ të një vajze të mitur dhe është ndaluar në mbajtje.

Podujevë 22.04.2021 – NN. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e mitur. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdo të hetohet, thuhet në njoftimin e policisë.