Arrestohet mashtruesi i autosalloneve, i mori pesë vetura dhe nuk i pagoi

Është arrestuar një i dyshuar për mashtrim në Çagllavicë. I dyshuari, në dy sallone, ka marrë pesë vetura dhe nuk i ka paguar.

Me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Çagllavicë 30.11.2022 – NN. Me 13.12.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nga ankuesi mashkull kosovar pronar i një auto sallonit kishte blerë një veturë dhe pasi ka marrë veturën nuk e kishte paguar. I dyshuari kishte kryer veprën e njëjtë  edhe një auto sallon tjetër ku kishte blerë katër vetura të cilat po ashtu nuk i ka paguar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.