Gjilani pret rezultatet e 100 mostrave, pritjet nuk janë të mira

Fiks 100 qytetarë të Gjilanit po i presin rezultatet për COVID-19, pasi janë marrë brenda tri ditëve të fundit, shkruan Mediafokus.info.

Këtë e ka konfirmuar kreu i Komunës, Lutfi Haziri, i cili përmes një statusi në Facebook, ka thënë se pritjet nuk janë të mira meqë dihen për burimet dhe kontaktet e tyre.

“#Dita119. Gjilani është në pritje të rezultatet e 100 mostrave për COVID19. Më 7 korrik janë marrë 33 mostra, më 8 korrik – 49 mostra, ndërkaq më 9 korrik – 18 mostra.  Pritjet tona janë për një rritje sepse kemi njohuri për burimet dhe kontaktet e tyre”, ka shkruar Haziri, transmeton Mediafokus.info.

Ai ka njoftuar se Spitali i Gjilanit po i trajton 12 pacientë, ndërsa në Klinikën Infektive në Prishtinë, i keemi 2 qytetarë që po luftojnë COVID19.

“Apeloj për kujdes e distancë sociale. Bashkë e fitojmë këtë lufte më të panjohurën. Kujdesu pak për veten dhe familjen!”, ka përfunduar Haziri./Mediafokus.info/