Arrestohet me urdhëresë të Gjykatës personi i dënuar për ‘vjedhje pylli’    

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti me datën 23.11.2022 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar kosovar H.Z. (1993).

Ai ishte i kërkuar në bazë të dy urdhëresave të lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan me dënim burgimi prej njëzet e dy ditë (22) ditësh për veprat penale ‘’Vjedhje e pyllit’’ nga neni 358 i KPRK-së.

Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.