Arrestohet mërgimtari i cili shkaktoi aksidentin ku vdiq një motoçiklist
Është arrestuar një person me shtetësi gjermane, i cili shkaktoi një aksident të rëndë të premten në rrugën “Edmond Hoxha” në Prishtinë.
Si pasojë e aksidentit, mbeti i vdekur një i ri motoçiklist, R. Spahiu.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari shqiptar-shtetas i Gjermanisë, pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën ka shkaktuar aksidentin duke goditur motoçikletën të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar, i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. (foto ilustrim)

