Ky është heroi shqiptar që shpëtoi nga flakët 8-vjeçarin francez

Një i ri shqiptar është shndërruar në heroin e ditës në Francë, ku ka shpëtuar nga flakët një fëmijë 8 vjeç.

Roland Aliu kreu një akt guximi teksa shpëtoi nga flakët që po përpinin gjithçka në një banesë që shërbente si pavijon për fëmijët e vegjël, shkruajnë mediat franceze.

Banorët e rrethit të Trois Cités de Poitiers kanë falënderuar dhe përshëndetur aktin e guximshëm të shqiptarit Aliu të cilit i është refuzuar vazhdimisht leja e qëndrimit nga shteti francez.