Arrestohet mësimdhënësi nga Gjilani, shqetësoi ish-nxënësen e tij përmes rrjeteve sociale

32-vjeçari Kastriot Kurti, i cili është mësimdhënës në gjimnazin “Zenel Hajdini”, është arrestuar sot në Gjilan pasi i njëjti përmes një rrjeti social ka shqetësuar me mesazhe një grua.

https://mediafokus.inforeagon-familja-e-profesorit-te-arrestuar-nga-gjilani-kastriot-kurtin-e-lincuan-per-nje-rast-personal-mes-dy-te-rriturve/

Siç ka njoftuar për Paparacin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, rasti në polici është raportuar nga e dyshuara më datë 6 shtator, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ai dyshohet se përmes mesazheve ka shqetësuar një ish-nxënëse të tij.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 06.09.2022 rreth orës 16:00 ka pranuar ankesë nga ankuesja Shqiptare Kosovare se përmes rrjetit social është shqetësuar me mesazhe shqetësuese nga i dyshuari Shqiptar Kosovar K.K. (1990)”, tha ai.

“I dyshuari nga ana e Policisë pasi është lokalizuar, është arrestuar dhe intervistuar në baztë procedurave ligjore. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,,Shqetësim’’ dhe i dyshuari të ndalët në mbajtje për 48 orë”, shtoi ai.