Arrestohet mjeku, dyshohet për keqpërdorim të pozitës
Një mjek në Prishtinë është arrestuar nën dyshimin për ‘keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar’, njofton policia e Kosovës, pa dhënë detaje tjera për rastin.
Prishtinë (NN) 28.08.2021-30.08.2021 – 08:00-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me profesion mjek i cili dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur. Me aktvendim te prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftim.
Sipas një njoftimi paraprak, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës, kanë ndërmarr veprime hetimore kundrejt të dyshuarit me inicialet B.A., me profesion mjek.
Prokuroria Speciale njofton se i dyshuari me inicialet B.A., dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së.
Me aktvendim të prokurorit i dyshuari B.A është dërguar në mbajtje për 48 orë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

