Rrokulliset traktori, vdes një person

Një person në Prizren ka vdekur si pasojë e rrokullisjes së traktorit, gjatë punës në një vend malor, njofton policia e Kosovës. Rasti po hetohet si ‘vdekje e dyshimtë’.

Prizren, 16.09.2021-16:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, gjatë punës në një vend malor ishte rrokullisë me traktor dhe kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor ku mjeku e ka konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet, thuhet ne njoftimin e policisë. (foto arkiv)