Digjet një shtëpi në Prizren, vdes e moshuara që ishte brenda

Një shtëpi në rrugën “Nysret Seharsoy” në Prizren është përfshirë nga zjarri, në orët e para të mëngjesit, ku gjeti vdekjen një e moshuar, e cila ndërroi jetë si pasojë e djegieve.

“Rr. Nysret Seharsoy, Prizren  31.05.2021-03:30. Është raportuar se një shtëpi është përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë  njësitë policore si dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin. Zjarri kishte përfshirë bodrumin e shtëpisë në të cilën ka qenë e moshuara viktima femër kosovare e cila si pasojë e djegieve kishte ndërruar jetë.

Ekipi mjekësor i urgjencës e ka konstatuar se viktima ishte pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. (foto arkiv)