Arrestohet Nasim Haradinaj nga hetuesit e Speciales
Policia ka arrestuar edhe nënkryetarin e Organizatës së Veteranëve, Nasim Haradinaj. Ai nuk ka pranuar t’i dorëzohet njësisë së EULEX-it, pa ardhur Policia e Kosovës.
Haradinaj është arrestuar derisa ishte duke shkuar në zyrat e televizionit T7 për intervistë.
Haradinaj nuk ka pranuar që të futet në veturën e hetuesve të Speciales dhe ka pritur derisa kanë ardhur pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Para tij, sot gjatë ditës u arrestua kryetari i Shoqatës, Hysni Gucati, i cili është nisur për Hagë.
Haradinaj nuk ishte në zyrë në momentin e arrestimit të Gucatit./Mediafokus.info