Arrestohet në aeroportin e Shkupit një shtetas i Kosovës

Një shtetas kosovar është arrestuar në Aeroportin e Shkupit, njofton Minsitria e Brendshme me Maqedonisë së Veriut.

Më datë 2.09.2022, në ora 12.30 në vendkalimin aeroporti nërkombëtar i Shkupit, nga nëpunës policor është arrestuar personi me iniciale M.S. (39) nga Republika e Kosovës, për shkak se gjatë kontrollit të pasaportës ka dhënë dokument tjetër udhëtimi në emër të M.R (32) nga Republika e Shqipërisë, përcjell KlanM.

Gjatë kontrollit, personit i është gjetur pasaporta e tij kosovare.