Humb jetën në aksident 16-vjeçarja shqiptare, familja dhuron organet e saj

Thellohet dhimbja pas aksidentit në Viserba ku humbi jetën Simone De Luigi, 18 vjeç, i cili drejtonte një motor skuter.

Pas një javë përpjekjesh, humbi betejën edhe Giada Pensierini, 16-vjeçarja që ishte pasagjere me shokun e saj, përcjell albinfo.ch.

Varrimi i Simones u bë të shtunën e kaluar, në Sanctuary of Valdragone. Ndërsa nesër, në orën 15:30, në kishën e San Giuseppe di Gualdicciolo, do të bëhet dhe ceremonia mortore e 16-vjeçares.

Familja autorizoi heqjen e organeve të vajzës të cilat do të dhurohen për të shpëtuar shumë jetë të tjera, u shprehen familjarët, shkruajnë mediat shqiptare.

Ndërkohë, policia rrugore e Riminit, po kryen hetimet për të rindërtuar dinamikën e përplasjes dhe për të zbuluar shkakun e aksidentit.