Arrestohet në Durrës një 21-vjeçar nga Kosova, paraqiti dokumente të falsifikuara

Një 21-vjeçar nga Kosova ka rënë në prangat e policisë pasi tentoi të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara. Ai u kap në Pikën e Kalimit Kufitar në Durrës.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B.A., 21 vjeç, banues në Kosovë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumenta (ID dhe leje drejtimi) të dyshuara të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.