Arrestohet në Durrës një serb i shpallur në kërkim

Është vënë në pranga nga policia në Durrës shtetasi serb Miroslav Krstic, 39-vjeç, banues në Sredar, me qëllim ekstradimi.

Sipas policisë, arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Lartë në Subotica, Serbi e ka dënuar me 3 vjet e 3 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e paligjshme e narkotikëve”.