Arrestohet në Gjilan një i dyshuar për raste “vjedhje e rëndë”
Policia e Kosovës njësitet e hetimeve të stacionit policor të Gjilanit, pas veprimeve mirë të organizuara, dhe informatave të marra përmes rrugëve operative, ka arritur të arrestojë të dyshuarin L. S. (2000) M/K me banim rezident në fshatin Vitomiricë, komuna e Pejës.
I dyshimti mes datës 25 qershor 2021 rreth orës 22.30 dyshohet se me force ka depërtuar brenda në një barnatore këtu në Gjilan dhe nga aty ka vjedhur para në vlerë të konsiderueshme.
I dyshuari është intervistuar në prezencë te avokatit mbrojtës dhe gjatë intervistimit janë gjete prova të qëndrueshme se ai është i involvuar edhe në disa raste te tjera te klasifikuara “vjedhje e rende”.
I dyshuari, me vendim te prokurorit te shtetit, ndalohet për 48 orë. Lënda procedohet në PTh, thuhet në njoftimin e policisë së Gjilanit.

