Arrestohet në Gjilan një i dyshuar për vrasje në tentativë

Policia në Gjilan, si rezultat i veprimeve operative hetimore, me datën 11.07.2024 ka arritur të lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarin G.E. (1987), mashkull kosovar.

Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se më datën 06.05.2024, rreth orës 18:20, në qytetin e Gjilanit, pas një konflikti fizik, me një mjet të mprehtë kishte therur viktimën, mashkull kosovar, në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

I njëjti ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe ishte vënë në kërkim policor.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për ‘’Vrasje në tentativë’’, rast i cili do të procedohet në Prokurorinë Themelore, thuhet në njoftim.